OPINION

Albin Kurti në Gjilan i deklason rivalët politikë

Albin Kurti i ka deklasuar rivalët politikë në Gjilan, teksa edhe këtë here pa diskutim ka qenë zgjidhja e parë e qytetarëve të kësaj komune.

 

Kështu thekson Fehmi Sylejmani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtar i kryesisë së degës së VV-së në Gjilan.

Sipas Sylejmanit, ndonëse, ende nuk kanë dalë rezultate zyrtare, mirëpo deri më tani nga ajo që ka publikuar KQZ, partia e Albin Kurtit ka dalur e para në Gjilan duke marrë 39,75% ose 17 mijë e 864 vota, kurse vetëm Kurti ka marrë hic më pak se 14408 vota. Ai thekson se nëse kjo shifër përkthehet në përqindje, atëherë del se vetëm Albin Kurti në Gjilan ka marrë 81 % të votave, një përqindje e rrallë, e marrë ndonjëherë nga dikush në Gjilan. Jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e vitit 2017, Albin Kurti ka qenë dukshëm personalitet më i çmuar dhe më i votuar në kryeqytetin e Anamoravës, ka theksuar Sylejmani, i cili njëherit edhe njohës i zhvillimeve politike, duke shtuar gjithashtu se në këto zgjedhje populli u dha një leksion disa subjekteve politike dhe disa individëve.

You Might Also Like