
Altin F. Shkodra, djaloshi 16-të vjeqar nga Gjilani, nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së XI në Gjimnazin Natyror „Xhavit Ahmeti“ në Gjilan. Ai shumë herët tregoi se kishte talent e interesim për artin figurativ. Por, këtë talent e shfaqi shumë më tepër në kohë të pandemisë covid, gjatë qëndrimit në shtëpi. Fjalë inkurajuese për talentin e tij, kanë thënë edhe Magbule Xhemajli- ish-profesoresha e tij e artit figurativ në gjimnaz dhe Avni Behluli-profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor në Gjilan.
Unë nga disa punime të tij kuptova se, ka dorë të lirë e të qetë, fantazi të zhvilluar e dashuri për art, sidomos për dizajn. Portretet e tij, janë të mveshura me elemente elegante dizajni, të kjarta e me hijësim të bukur, duke zbatuar me përsosmëri dritë-hijen dhe perspektivën. Nga Altini, presim profesionalizim dhe përsosje të mëtejme në artin figurativ. Posaçërisht, i urojmë të arrijë majat e mjeshtrisë së dizajnit! Altin, suksese sa më shumë në art dhe lëmitë tjera!








