Sportet me dorë

Amerikania Stila Fresenius mbetet te KV Drita

Lojtarja amerikane e Klubit të Volejbollit Drita, edhe për një vit do të mbetet te klubi bardh e kaltër nga Gjilani, shkruan kryelajmi.com

Pa ndonjë informacion shtesë më të detajuar, në faqen zyrtare të KV Drita është shkruar në gjuhën angleze „ Stayng with us Stila Fresenius 2025/2026“ me domethënien „Mbetet me ne Stila Fresenius 2025/2026“, që lë të nënkuptohet se kjo lojtare mbetet në Gjilan.

Ajo ishte ndër lojtaret më të mira te KV Drita në kampionatin e kaluar, kur kishte pasur një lëndim të këmbës e më pas i ishte nënshtruar edhe operimit, por që kemi të bëjmë me një lojtare shumë të mirë dhe të nevojshme për kthimin e titullit të kampionit dhe titujve të tjerë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like