U mbajt në mënyrë madhështore edicioni i 10-të i festivalit të këngës për fëmijë LYRA Gjilan. U paraqitën në skenë 15 këngë premierë por edhe shumë pjesëmarrës fitues të viteve të kaluara. U ndanë edhe Mirënjohje për ata që ndihmuan festivalin si dhe për kompozitorë të cilët ishin me festivalin për këto 10 vite. U nda çmimi vjetor për kompozitorin LYRA z. Isa Jakupi. Juria e përbërë nga Diana Toska dhe Sami Piraj fitues shpalli Anik Muratin me këngën “Babi im” kurse çmimin e publikut e fitoi Eloise Kosumi me këngën “Life is beautiful” çmimin e dyte e ndanë Ilda Nuhiu dhe Jon Abazi, kurse të tretin Elena Çoçaj dhe Alea Ademi. Organizatori shpërbleu të gjithë interpretuesit tjerë sikurse edhe solist tjerë të cilin shumë vite me radhë ishin pjesë e festivalit.
Sikurse edhe viteve të kaluara Festivali u moderua nga Fatmir Spahiu, korin Lyra e udhëhoqi Albina Demolli. Hapësirë iu dha edhe vallëzimit nga “Dancing House” dhe mysafirët special të ardhur nga “Voice kids” të cilët e madhështuan festivalin. Drejtori i festivalit Kushtrim Jakupi u shpreh shumë i lumtur që ky festival ka arritur këtu dhe si festival i parë Gjilanas dhe në Anamoravë ka arritur të bashkoj një armatë të madhe artistësh me më shumë se 220 këngë premierë me mbi 700 pjesëmarrës, bashkëpunëtorë, etj. Ai megjithatë për 10- vjetorin tjetër pret përkrahje edhe më të madhe institucionale nê mënyrë që ky festival të mbijetoj edhe për shumë dekada tjera Këtë vit festivali u përkrah vetëm nga Ministria e Kulturës dhe donatorë privatë.