Ballafqimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i zhvilluar të shtunën e kaluar nuk ka përfunduar pa kartona të kuq. Pak para përfundimit të ndeshjes, pas një tollovie të shkaktuar, Ansi Nika dhe Fidan Gërbeshi janë përjashtuar nga loja. Tashti Komisioni Displinor i FFK ka marrë vendime për lojtarët e ndëshkuar. Ansi Nika do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Gjilanit.
Ja vendimi i Plotë i Komisionit Displinor:
ANSI NIKA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje me kokë e lojtarit kundërshtar minuta 90 + ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan; DENOHET me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
Ka mundësi që edhe ekipi i Gjilanit të dënohet. Ja vendimi:
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuar të spektatorëve të klubit të tyre (ndezje dhe hedhje e flakadanëve dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës minutat; 57,70, 73, 82 dhe 90+ ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet e zyrtarëve) i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohet raport plotësues nga zyrtari klubit të futbollit “Gjilani“ nga Gjilani për atë ndeshje. Afati datë 21.02.2019.