Arben Zeqiri, ish-futbollist e tashti trajner dhe analist i futbollit, nga afër në Bukuresht – Rumani ka përcjellë ndeshjen ndërmjet FCSB dhe Drita në kuadër të Europa UEFA League dhe për lexuesit e kryelajmi.com ka sjellë përshtypjet nga kjo ndeshje, e cila ka përfunduar me rezultat 3:2 për vendasit, por që gjithçka mbetet e hapur, ngase ndeshja e kthimit të enjten e ardhme do të luhet në Prishtinë, në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Siç thekson ish-futbollisti i njohur gjilanas, Arben Zeqiri, për dallim prej pritjes josportive e jo njerëzore që i ishte bërë përfaqësueses së Kosovës, kur dy herët e fundit kishte luajtur në këtë stadium, kësaj radhe me Dritën pritja dhe sjelljet e tyre kanë qenë shumë korrekte në raport me ne dhe ekspeditën e Dritës.
Arben Zeqiri në këtë fanellë të UÇK-së mban emrin e dëshmorit të kombit nga Ribari i Madh, Xhavit Kozhani.
Sa i përket zhvillimeve në fushë, Zeqiri thekson se Drita luajti mirë por për fat të keq e humbi lojën si pasojë e mungesës së përvojës në të tilla ndeshje me kundërshtarë të nivelit të tillë çfarë ishte Steaua e Bukureshtit.
Megjithatë, vlerësim i Arben Zeqirit, si njohës i futbollit është se me dy tre modifikime në përbërje, në ndeshjen e kthimit Drita mund ta eliminojë një kundërshtar të tillë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë.
Ndryshe, Arben Zeqiri, i cili në këtë ndeshje është shoqëruar nga gazetari Arlind Sadiku, ka theksuar se në Bukuresht kanë takuar futbollistin e njohur kosovar, Drilon Hazrollaj, i cili i ka ftuar për drekë të përbashkët.
„Kjo përvojë, sikurse shumë të tjera të mijat në Evropë kanë ardhur falë mediumit Art motion & Klan Kosova dhe Drejtorit të sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, gazetarit më të mirë sportiv që ka Kosova”, ka theksuar Arben Zeqiri. /kryelajmi.com/.