Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në ditët me shi,
Kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi pranë qytetarëve të Dheut të Bardhë, 2 Korrikut, Bajës dhe Fidanishtes.

Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesën e kujdesit komunal dhe zhgënjimin e thellë nga pushteti aktual që vetëm ka premtuar e asgjë nuk ka sjellë.
Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë që “Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë”.
Ky është amaneti që ne e marrim seriozisht. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që do të punojë çdo ditë e çdo çast për ta.

Dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.
Koha e mashtrimeve ka kaluar.
Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për projektin e Gjilanit të ri që u shërben vetëm qytetarëve të vet.

Do të jemi bashkë në betejat e zhvillimit të qytetit tonë të dashur.
