Takimi me kryesinë e Nëndegës së Dobërçanit konfirmoi besimin dhe përkushtimin se zgjedhjet e 12 tetorit janë vendimtare për të ardhmen e Gjilanit.
Dobërçani asnjëherë nuk ka munguar kur ka qenë fjala për procese të mëdha, e as tash nuk po mungon.
Jeni dëshmi e mbështetjes së organizuar dhe për këtë ju jam mirënjohës e falënderues përgjithmonë.
Ju garantoj që bashkë do të jemi në këtë betejë dhe ju siguroj që zyrja e kryetarit të komunës do të jetë zyrja juaj.
Mentaliteti qeverisës duhet të ndërrohet përgjithmonë.
Bashkë me Dobërçanin, fitorja është realitet, e bashkë me këtë realitet, po kthehet besimi dhe shpresa në institucionet tona.