Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli e Riad Rashiti bashkë në fushatë

Të dashur qytetarë,
Sonte, bashkë me partnerin tonë të koalicionit PDK-në dhe kryetarin Riad Rashiti, takuam strukturat tona në qytet.
Atmosfera ishte fantastike, plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit.
Në çdo fytyrë të këtyre intelektualëve e patriotëve shihej dëshira për ndryshim, për zhvillim, për një qeverisje që i kthen dinjitetin qytetarëve.
🙌🏼Qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor nuk meritojnë përçarje, shpifje e mashtrime. Gjilani meriton punë, drejtësi, parime dhe mundësi për të gjithë dhe këtë do ta sjellim bashkë, me një vizion të përbashkët, me njerëz që e duan qytetin dhe që dinë ta udhëheqin me zemër e me shpirtë për këtë qytet.
Gjilani është gati për hapin vendimtar, për fitoren që na bashkon, që i jep fund përçarjeve dhe linqimeve, e mbi të gjitha, që e kthen qeverisjen për qytetarët drejt një zhvillimi të dinjitetshëm e parimor.
🤝🏼Kjo do të jetë fitorja e qytetarëve. Kjo do të jetë fitorja e shpresës dhe kjo do të jetë fitorja e bashkimit. Këtë herë nuk do të jetë vetëm balotazhi.
Është referendumi i gjilanasve të ndershëm, që duan zhvillim, duan punë, duan ndryshim. Është momenti kur qytetarët vendosin t’i thonë “mjaft” mashtrimeve, përçarjeve e shantazheve që e kanë mbajtur qytetin peng për 4 vite.
Më 9 nëntor, Gjilani voton për dinjitet, për punë, për zhvillim, për bashkim.
Ju ftojmë ta votoni numrin 113 për LDK-në dhe për mua si kandidat për kryetar. Sepse, kjo përveç që është një garë politike, kjo do të jetë beteja vendimtare e shpresës dhe zhvillimit për qytetarët dhe për Gjilanin tonë të zemrës.
🙏🏼Faleminderit shumë dhe do t’ju jem mirënjohës për jetë e mot!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli

You Might Also Like