Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli e Riad Rashiti bashkë takojnë banorët e Malishevës

Postim i Arbër Ismajlit
Sonte, së bashku me kryetarin e PDK-së, Riad Rashiti, pata nderin të takoj banorët e Malisheves së Heroit të Kombit Abdullah Tahiri, një pjesë e Gjilanit që gjithmonë ka dhuruar intelektualë, funksionarë dhe njerëz të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe të cilët janë bashkuar në vizionin tonë për ndryshimin përfundimtar të mentalitetit të një qeverisje e cila ka dëshmuar që nuk është e interesuar aspak për zhvillimin e Gjilanit.
Bisedat dhe vullneti i tyre na japin motivim të madh për të sjellë ndryshimin që Gjilani i ri e meriton.
Me zemër dhe angazhim, po përgatitemi për 9 nëntorin, ditën kur së bashku do të fillojmë ndërtimin e një të ardhme shumë të mirë për qytetin dhe qytetarët tanë.
Faleminderit shumë për përkrahjen!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli

You Might Also Like