Të dashur pjestarë të skuadrës të LDK-së,
Dua t’ju falënderoj nga zemra për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhur që keni bërë, qoftë ata që keni zënë ulëse në Kuvendin Komunal, qoftë ata që nuk e keni arritur këtë. Çdo përpjekje juaja ka rëndësi dhe çdo kontribut është pjesë e suksesit tonë të përbashkët.
Asnjëri prej jush nuk është humbës. Të gjithë jeni fitues. Secili nga ju ka dhënë maksimumin, ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për ekipin dhe për qytetin, dhe përpjekjet tuaja janë themeli i çdo suksesi që kemi arritur së bashku.
Jam me të vërtetë me fat që kam pasur mundësinë të punoj me një ekip kaq të përkushtuar dhe të palodhur. Jemi bashkë si gjithmonë, dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët dhe për zhvillimin e qytetit tonë.
Faleminderit për gjithçka!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R.Ismajli