U bënë 24 vite nga vdekja e parakohshme e Prof. Dr. Xhavit Ahmetit, shkenctarit të konsoliduar e intelektualit të kohës që gëzonte autoritet edhe në arenën ndërkombëtare. Ai krahas punës edukative-arsimore, ishte i shquar edhe me punën shkencore-hulumtuese, duke qenë i vendosur që pavarësisht masave të dhunshme, mohimit të mësimit shqip, kjo nevojë e kohës të mos mohohej asnjëherë.
Poashtu, profesor Xhaviti, ishte veprimtar i dalluar në lëvizjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Si Këshilltar për Arsim i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, bëri që ai të jetë njëri organizatorët më të shquar të sistemit të arsimit shqip. Kujtimi për Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun e mirë, atdhetarin e vendosur dhe shkencëtarin e shkëlqyer, do të jetë kujtim i çdo brezi, pasi që, kontributi i tij, heroizmi dhe vlera njerëzore e intelektuale, bënë që figura e tij të jetë e ndritshme ndër gjenerata.
Arbër Ismajli