Besoj se gjithmonë forca më e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë dhe mbetet uniteti. Kur qëndrojmë bashkë, pa dallime brezash, mendimesh apo ambiciesh personale, atëherë politika merr kuptim dhe shëndërrohet në shërbim. Çdo proces zgjedhor, me rezultatet e tij, është pasqyrim i një pune të përbashkët dhe përgjegjësi e të gjithëve, e jo barrë e individëve me emra të përvetshëm.
Na duhet bashkim rreth vlerave, rreth vizionit dhe rreth njerëzve që dinë të dëgjojnë, të përfaqësojnë dhe të ecin përpara me përgjegjësi. Vetëm të bashkuar mund ta forcojmë shtëpinë tonë politike dhe ta bëjmë më të fortë për sfidat që na presin. Uniteti është domosdoshmëri.
Kuvendi i thirrur më 31 janar është hapësira e duhur për debat, për përmirësim dhe për forcim të vizionit tonë të përbashkët.





