Zhvilluam një takim të hapur me kryesinë e Nëndegës “Qendra”, ku diskutuam hapur dhe me përgjegjësi mbi sfidat dhe mundësitë që kemi përpara për përgatitjet tona.
U dakorduam që vetëm me angazhim të përbashkët dhe me mobilizim qytetar mund t’i japim fund një qeverisjeje të dështuar dhe t’i hapim rrugë zhvillimit real të Gjilanit.
Qendra është zemra e qytetit, dhe nga këtu do të fillojë ndryshimi!

Me bashkëpunim, vendosmëri dhe transparencë, do të ndërtojmë një qeverisje të re në shërbim të secilit qytetar.
Falënderoj secilin anëtar për përkushtimin dhe energjinë që po e japin çdo ditë në këtë rrugëtim të përbashkët.
Zhvilluam një takim të rëndësishëm me kryesinë e Nëndegës “Livoç i Epërm”, ku bashkëbiseduam për sfidat dhe prioritetet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.
Livoçi i Epërm ka potencial të madh në bujqësi dhe në zhvillim ekonomik, prandaj angazhimi ynë është që këto mundësi të shndërrohen në projekte konkrete, që u shërbejnë banorëve dhe të rinjve të kësaj ane
.

Mobilizimi i secilit prej nesh është garanci që ndryshimi do të vijë.
Vetëm së bashku mund ta kthejmë besimin e qytetarëve dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjithë komunën tonë.
Mirënjohje të veçantë për kryesinë e Nëndegës për mikpritjen dhe vendosmërinë që po tregojnë në këtë rrugëtim të përbashkët.