Gjilan

Arbër Ismajli: Mirënjohje e pafund për secilin që qëndroi, besoi e punoi me shpirt e me zemër

Nga zemra ju falënderoj të gjithë aktivistët e sinqertë, njerëzit e përkushtuar dhe të gjithë ju që më dhatë besim, edhe përtej kufijve të LDK-së. Ky rrugëtim ka qenë më shumë se politik. Ka qenë një përballje e vlerave, e dashnisë për qytetin tonë dhe e shpresës për një Gjilan më të drejtë e më njerëzor.
E di që pati edhe nga ata që u munduan të pengojnë këtë rrugëtim, por unë i falënderoj, sepse më forcuan edhe më shumë për të mos u dorëzuar kurrë.
Mirënjohje e pafund për secilin që qëndroi, besoi e punoi me shpirt e me zemër.

You Might Also Like