Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Morëm mbështetje të fuqishme në Pogragjë, Llovcë, Kokaj, Sllubicë e Stublinë

Bashkë me Kryetarin e Degës, njëherit deputetin e Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, deputeten e Kuvendit të Republikës, prof. Hykmete Bajrami, kandidatët për Kuvendin Komunal Arbër Hasani dhe Djellza Ademi, ishim në takim me qytetarët e Pogragjës, Llovcës, Bilinicës, Kokajve, Sllubicës dhe Stubllinës.
Në këtë takim të ngrohtë me bashkëqytetarët tanë, morëm mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e madh të mentalitetit qeverisës në vend.
🙌🏼Vullneti dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e madhe se bashkë do ta kthejmë komunën tonë në rrugën e zhvillimit dhe të punës për Gjilanin e ri.
Bashkë, do të punojmë për këto fshatra në projekte konkrete në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe shërbime më të mira për qytetarët.
🙏🏼Faleminderit shumë, Pogragja, Llovca, Bilinica, Kokajt, Sllubica dhe Stubllina.
🤝🏽Bashkë, ecim rrugës drejtë rikthimit të bashkëqeverisjes me qytetarët tanë.

You Might Also Like