Mikpritje fantastike në ambientin e kandidatit tonë Fitim Musliut,
Nder i veçantë të jem në Cërnicë, në konakun e Fitim Musliut, kandidatit tonë në listën për Asamble Komunale.
Fitim Musliu është një djalë jashtëzakonshëm i qytetit, njeri i përkushtuar ndaj së mirës publike dhe njohës i veçantë i profesionit të tij.
Mikpritja e familjes Musliu dhe vullneti për ndryshim i qytetarëve të Cërnicës tregojnë qartë se ndryshimi ka nisur dhe se besimi për një qeverisje të re po rritet çdo ditë.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen, për idetë, për guximin që po na e jepni!
Cërnica do të ketë zërin e vet të fuqishëm në Asamble Komunale dhe bashkë me Fitimin do ta jetësojmë vizionin për Gjilanin e ri.
Faleminderit familja Musliu dhe Cërnica.
Jemi bashkë në betejën tonë për bashkëqytetarët.