Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë të dashur, Florim Gagica.
Ai na la shumë herët, duke lënë pas një mungesë të madhe në zemrat tona. Kujtimi për buzëqeshjen, shoqërinë dhe shpirtin e tij të pastër do të mbetet përjetësisht i gjallë tek ne.
U prehtë në paqe, ndërsa familjes dhe të afërmve të tij u shprehim ngushëllimet më të thella dhe forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.