Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit policor, Shyqeri Mahmuti. Humbja e tij e parakohshme ka tronditur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por gjithë qytetarët tanë.
Shyqeriu ishte shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë në shërbim të qytetarëve, dhe ikja e tij lë një boshllëk të madh në zemrat tona. Në këto çaste të rënda, lutjet dhe mendimet tona janë me familjen Mahmuti, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.
Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit, dhe forcë për të gjithë ata që po kalojnë këtë dhimbje të madhe.
Dritë past shpirti i tij i bardhë!🙏