Republika jonë më shumë se kurrë më parë ka nevojë për përgjegjësi, vizion dhe guxim politik. Unë besoj në listën e LDK-së me numër 123. Besoj në punë të ndershme, në vendime të arsyeshme dhe në një politikë që bashkon, jo që ndan. Kosova ka nevojë për stabilitet, vizion dhe përfaqësim serioz.
Me LDK-në, ky është angazhim për vlera, për shtet dhe për të ardhmen e Republikës sonë.
Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe përkrahjen e pandalshme që ma keni dhënë mua dhe listës së LDK-së, nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Lumir Abdixhiku. Ky besim është përgjegjësi, jo privilegj.
Së bashku me kandidatët tanë, do të jemi zëri i Gjilanit dhe Anamoravës në çdo tavolinë vendimmarrëse. Do të mbrojmë interesin publik dhe do të kërkojmë zhvillim real, jo premtime boshe.





