Futboll

Arbër Ismajli: Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë krenari e futbollit të Kosovës

 
Edhe pse një kohë të gjatë punimet në stadiumin e qytetit të Gjilanit janë zvarritur dhe vonuar, më në fund punimet janë duke u zhvilluar me një dinamik shumë të madhe.
Për ngecjen e punimeve në stadium nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka theksuar se pengesë e tillë është plani i stadiumit i cili ka ndryshuar në disa gjëra.
“Së pari mjetet kanë munguar dhe plani i stadiumit ka ndryshuar duke i vendosur parkingjet për rreth 300 vetura nën shkallët e stadiumit, por tani jemi në vlugun më të madh të punimeve dhe nuk do të ndalemi në asnjë moment gjerë në finalizimin e stadiumit”.
Gjerë më tani tri memorandume janë nënshkruar ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
“Kemi qartësuar gjithcka me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, nuk do të ketë asnjë ditë pushim dhe stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë krenari e futbollit të Kosovës”, ka bërë të ditur, nënkryetari Arbër ismajli.
Sipas nënkryetarit Ismajli përposë që nuk do të ketë ngecje në punime në pranverë punimet në stadium do të jenë të intenzitetit të lartë.
“Uroj që kushtet atmosferike të jenë në nivel, ndërsa në pranverë punimet në stadium do të jenë një oazë e punimeve intenzive. Ne për cdo ditë po monitorojmë situatën rreth punimeve, na vjen keq edhe për klubet e qytetit edhe për tifozët “Intelektualët” e “Skifterave” për zvarritjen e punëve, por kjo zvarritje ka qenë pa dëshirën tonë dhe tani ju sigurojë që do të jeni krenarë me stadiumin e qytetit”.
Ismajli ka bërë të ditur se dy klubet e qytetit Drita e Gjilani, ndeshjet e tyre në pranverë mundet ti mos i zhvillojnë në stadium për shkak punimeve të cilat do të bëhen.
” E di që FFK ka marrë vendim që ndeshjet nga pranvera nuk do të lejohen të zhvillohen në bari sintentik, edhe pse ne i kemi dy stadiume sintentike me të gjitha parametrat por dy klubet do të zgjedhin problemin gjerë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të ndërohet sipas kategorisë së katërt të UEFA-së sipas rregullave ndërkombëtare, ndërsa ndeshjet në këtë format të stadiumit mundet ti zhvillojnë Përfaqësuesja e Kosovës duke filluar nga U-15 gjerë U-21, gjithashtu edhe disa ndeshje miqësore ndërkombëtare mundet ti zhvillon edhe Përfaqësuesja A e Kosovës.

You Might Also Like