Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Takim inspirues në zemër të Gjilanit

Bashkë me kandidatin tonë për asamble, Fitim Bajrami, vizituam “Menakon Creations”, një prej bizneseve që na bën me u ndje krenarë në Gjilan.
🙌🏼Me punë të jashtëzakonshme, përplot talent e me shumë kreativitet, ky biznes ka arritur me u shndërru në një brend të respektuar edhe jashtë vendit.
Menakon është modeli i parë se si qyteti jonë ka kapacitet dhe ide të mëdha vetëm duhet t’i jepet hapësira dhe mbështetja e duhur.
Ne zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, biznese të tilla do ta kenë përkrahjen e plotë.
✅Sepse çdo vend pune i ri, çdo projekt i suksesshëm, është një hap përpara për të ardhmen e Gjilanit tonë.
🙏🏼Respekt dhe mirënjohje e veçantë për pronarët Metush Zymberi dhe Nadire Binaku-Zymberi dhe të gjithë ekipës “Menakon Creations” për punën e jashtëzakonshme.
Drejtimi ku duam ta shohim qytetin tonë është në zhvillim, punësim dhe perspektivë për të gjithë ne.

You Might Also Like