Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli takon familje të heronjëve

Sonte pata nderin e madh të vizitoj familjen e Mulla Idriz Gjilanit, një prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, prijësit shpirtëror dhe atdhetarit që me besim, dije dhe guxim e mbrojti identitetin tonë kombëtarë në ditët më të rënda të kombit tonë.
Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë Bajram Ahmetit, Arsim Mullaidrizi, Ardian Hajrullahu, Albina Bilalli, Afërdita Rexha, Idrin Mullaidrizi, Altin Mullaidrizi dhe Arbenita Mullaidrizi.
🙌🏼Mulla Idriz Gjilani, ishte udhëheqës i ndërgjegjes kombëtare, që me fjalët dhe veprat e tij bashkoi popullin për liri, për dinjitet dhe për identitetin tonë shqiptar.
Ai i qëndroi padrejtësisë me besim në Zot dhe me dashni për atdheun.
🙏🏼Falënderim i përzemërt për familjen e tij të nderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe për ruajtjen me krenari të trashëgimisë së këtij kolosi të kombit.
Në këtë shtëpi plot histori e vlera, ndjeva frymën e sakrificës dhe forcën e besimit që i ka dhënë kuptim qëndresës shqiptare.
Zotohem se do të punoj me përkushtim, me ndershmëri dhe me dashni të madhe për Gjilanin, qytetin që lindi burra të tillë që mbrojtën kombin me shpirt e me ideal.
Lavdi e përjetshme Mulla Idriz Gjilanit!
Nder e respekt të veçantë për familjen e tij fisnike që ruan amanetin e brezave!
 

Një tjetër takim i veçantë me banorët e Lagjes së Vishnjeve, dhe me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Demush Vokshi.

Një grup fantastik, të vendosur dhe plot ide të freskëta për të ardhmen e qytetit tonë.

🙌🏼Biseda me ta më dha motiv dhe më kujtoi se bashkimi është forca që mund të sjellë ndryshimin e kërkuar për Gjilanin e ri.

Këta qytetarë kërkojnë mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, arsim, sport, kulturë dhe zhvillim të hapësirave publike.

✅ Është pikërisht ky dialog i hapur që më bind se secili prej tyre mund të bëhet pjesë e një ndryshimi të madh.

Gjilani i ri fillon nga bashkëpunimi me të rinjtë, nga dëshira për të ndërtuar një qytet ku çdo ide dhe zë ka vlerë.

🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen dhe për vullnetin që më dhatë.

Së bashku mund të arrijmë shumë!

Pata nderin e veçantë të jem mysafir në shtëpinë e familjes së heroit Agim Ramadani, një familje që ruan me krenari kujtimin e një njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit tonë.

Çdo bisedë, çdo kujtim dhe çdo fjalë që ndamë më bëri të ndiej fuqinë e sakrificës dhe dashnisë së pafund për atdheun që Agimi përfaqësoi.

Familja Ramadani është modeli më i mirë i krenarisë, dinjitetit dhe vlerave që duhet t’i ruajmë dhe t’i transmetojmë brezave të rinj.

Nga ta mora edhe një mesazh të qartë se përveç kujtimit, ne kemi përgjegjësinë të punojmë për një Gjilan të fortë, të bashkuar dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.

🙏🏼Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për forcën që na jepni për të ndjekur rrugën e drejtë të lirisë, demoracisë dhe shtetndërtimit.

Agim Ramadani mbetet përjetësisht simbol dhe frymëzim i angazhimit dhe krenarisë për një Republikë e për një Gjilan të dinjitetshëm!

You Might Also Like