Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli takon pensionistët, gratë, lagje të tëra e biznese

Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Sami Ahmetin, kaluam momente krenarie dhe shumë të ngrohta në një takim me përplot emocione me pensionistët e Gjilanit, njerëzit që me vite të tëra pune, sakrifice dhe përkushtimi kanë ndërtuar themelet e këtij qyteti të bekuar.
I dëgjuam me vëmendje shqetësimet e tyre, nevojat dhe kërkesat e drejta për një jetë më dinjitoze.
Ata kërkojnë kujdes dhe një trajtim më të mirë nga institucionet lokale që i kanë harruar.
✅ Në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme, pensionistët do të kenë vend të veçantë.
Do të punojmë që të krijohen kushte më të mira për ta, mbështetje në shëndetësi, lehtësime komunale dhe më shumë aktivitete sociale që i bëjnë të ndihen pjesë aktive e qytetit.
🙏🏼Faleminderit nga zemra për pritjen, për fjalët e mençura dhe për mbështetjen tuaj të sinqertë.
Ne asnjëherë nuk e harrojmë kontributin e gjeneratës që ndërtoi Gjilanin.
🙌🏼Tani është koha që t’ua kthejmë dinjitetin, trajtimin dhe kujdesin që e meritoni.
 

Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në mesin e Forumit të Gruas, me gra të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në qytetin e Gjilanit.

🙌🏼Ishte një takim plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e Gjilanit.

Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë.

✨Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale.

🗣️ Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.

Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive direkte në vendimmarrje.

🙏🏼Faleminderit çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të madhe të fitores që po vjen me 12 tetor.

Së bashku, me guxim dhe me zemër të hapur, do ta ndërtojmë Gjilanin e ri shumë modern, Gjilanin me llogaridhënie të plotë dhe Gjilanin i cili përfaqëson rolin e gruas si asnjëherë më parë

🫶🏼Faleminderit shumë për përkrahjen dhe konsideratën!

Çfarë mbrëmje e paharrueshme në takimin me Qendrën, Ilirinë dhe Xhaminë e Vogël!

🙌🏼Një grup njerëzish të jashtëzakonshëm, fytyra të buzëqeshura, duar të bashkuara dhe një zë i vetëm që koha për ndryshim ka ardhur përfundimisht.

Ky qytet ka pritur gjatë, por, tashmë çdo lagje, çdo familje, çdo i ri e çdo e moshuar po e ndien se po afrohet një epokë e re për Gjilanin e ri.

Një epokë pune, zhvillimi e dinjiteti. Ne nuk po flasim për premtime të kota, por, për veprime të prekshme, për rrugë që ndriçojnë, lagje të pastra, investime që sjellin jetë, e për një qeverisje që i shërben qytetarëve e jo pushtetarëve.

🙏🏼Falënderim nga zemra për qytetarët e këtyre lagjeve për mikpritjen, për mbështetjen dhe për besimin e madh që po na jepni çdo ditë.

Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit.

Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Donita Hazirin, vizituam Fabrikën e Biçikletave “Pilot Bike”.

🙌🏼Një prej bizneseve më të suksesshme të qytetit tonë, që me punë, përkushtim dhe inovacion po e bën emrin e Gjilanit të njihet në tregjet vendore e ndërkombëtare.

Në Bresalc, pamë nga afër fabrikën e re, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion, duke krijuar vende të reja pune dhe duke sjellë një standard të ri të prodhimit modern në vend.

🙏🏼Një falënderim i veçantë për pronarin, z. Ibrahim Krivaqa, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite, për vizionin e tij të qartë dhe për faktin që ka dëshmuar se edhe nga Gjilani mund të ndërtohet një histori suksesi që njihet në gjithë botën.

Bizneset si “Pilot Bike” janë modeli më i mirë i asaj që duam ta përkrahim dhe ta shumëfishojmë në qeverisjen tonë të ardhshme, prodhim, punësim, eksport dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

🫶🏻Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe zotohemi që do të krijojmë të favorshme bashkërisht për çdo biznes!

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, kemi kënaqësinë së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Nazim Mehmeti, Nevzad Rushiti, Fatos Ramadani, Driton Nuhiu, Bedri Ajeti dhe Muhadin Hazirin, të vizitojmë fabrikën “Skele Ceni” dhe “Ceni Plastech”, një ndërmarrje e madhe dhe shumë dinamike që na bën krenar për mënyrën se si operon.

✅ Kompania funksionon në disa sektorë dhe çdo hap i saj tregon profesionalizëm, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm.

Pamë nga afër organizimin, standardet e larta të punës dhe përkushtimin e stafit, të cilët me sakrificë dhe punë të palodhur po bëjnë që kjo kompani të konkurojë me sukses në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.

🙌🏼Ajo është dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar biznese të fuqishme që gjenerojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik.

🙏🏼Faleminderit “Skele Ceni” dhe “Ceni Plastech” për pritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që të mësojmë nga eksperienca juaj e suksesshme.

Biznese të tilla janë modeli më i mirë i asaj që duam të mbështesim dhe të zhvillojmë në qeverisjen tonë të ardhshme.

🫶🏼Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë!

You Might Also Like