 Në planin tonë qeverisës, si qeverisje e ardhshme kemi paraparë mbështetje të veçantë për peshkimin sportiv dhe aktivitetet rekreative, duke përfshirë: Integrimin e memorialit “Agim Ramadani” në projektin “Ditët e Agimit”, Aktivizimin e studimit të fizibilitetit për pastrimin dhe zhvillimin e pendës së Livoqit, si zonë rekreative dhe sportive për qytetarët e Gjilanit, Koordinim për ruajtjen e burimeve ujore, përfshirë lumin Morava e Binçës, si dhe mbrojtjen e florës e faunës lokale.
 Në planin tonë qeverisës, si qeverisje e ardhshme kemi paraparë mbështetje të veçantë për peshkimin sportiv dhe aktivitetet rekreative, duke përfshirë: Integrimin e memorialit “Agim Ramadani” në projektin “Ditët e Agimit”, Aktivizimin e studimit të fizibilitetit për pastrimin dhe zhvillimin e pendës së Livoqit, si zonë rekreative dhe sportive për qytetarët e Gjilanit, Koordinim për ruajtjen e burimeve ujore, përfshirë lumin Morava e Binçës, si dhe mbrojtjen e florës e faunës lokale. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e hapur.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e hapur.
Çfarë kënaqësie me qenë pranë bizneseve tona.
Vizituam biznesin gjilanas “DITA GSH”, një ndërmarrje që është ndërtuar me shumë mund, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillim.
 Ky biznes është një nga modelet tipike më të mira të punës së ndershme dhe të suksesshme që po zhvillohet në qytetin tonë, duke dëshmuar se Gjilani i ri ka potencial të madh për prodhim dhe inovacion.

Pata rastin të bisedoj me pronarin, z. Tefik Ibrahimi, të cilin e falënderoj sinqerisht për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite, për vendosmërinë që ka treguar në zgjerimin e aktivitetit dhe për kontributin e drejtpërdrejtë që jep në krijimin e vendeve të reja të punës.
Ai është njeriu që punon me pasion dhe dashuri për vendin.
 Biznese si “DITA GSH” na bëjnë krenarë dhe na motivojnë që në qeverisjen e ardhshme të jemi krah tyre, duke i mbështetur me projekte konkrete, duke u krijuar kushte më të mira për zhvillim dhe duke e bërë Gjilanin e ri qendër të prodhimit e të punës cilësore në tërë Anamoravën e përtej saj.