Vendimi i z. Ilir Poroshtica për t’u tërhequr nga gara për Kryetar të Komunës është një humbje e madhe për këtë proces zgjedhor. Pa të, garës i mungon dinamika, atmosfera dhe eksperienca që ai sjell ndër vete.
Iliri është një profesionist i përkushtuar, me eksperiencë të gjatë në shërbim të qytetarëve, dhe ka dhënë gjithmonë kontribut të qartë për zhvillimin e projekteve kapitale në Gjilan. Pa prezencën e tij në këtë garë, debatet politike do të jenë më të zbehta dhe qytetarët humbasin mundësinë të dëgjojnë vizionin dhe ide konkrete që ai ka pasur për komunën tonë.
E respektojmë vendimin e tij dhe theksoj rëndësinë që ai ka pasur dhe gjithmonë do të ketë për avancimin e qytetit tonë. Gjilani ka nevojë për njerëz me përvojë dhe vizionar si Iliri, dhe pa të, kjo garë humb një pjesë të rëndësishme të mundësisë së një platforme politike.
Faleminderit Ilir për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh për Gjilanin. Profesionist si ju i duhen zhvillimit të projekteve kapitale për qytetin tonë dhe për këtë është nder dhe privilegj të kemi bashkëpunim të sinqertë në të ardhmen për zhvillimin e Gjilanit të ri.