Klubi KF KIka ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Arbër Mustafa, një emër i njohur për energjinë, vizionin dhe përkushtimin në fushë!
Mustafa vjen pas një sezoni të mirë me KF Vjosa, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të njohura si SC Gjilani, Flamurtari dhe Trepça ’89.
Me përvojën dhe kualitetin e tij, besojmë se Arbëri do të jetë një forcë shtytëse në mesin e fushës për skuadrën e KF KIka këtë sezon!