Derisa do të jetë deputete, Arjeta Rexhepi nga VV nuk do të jetë më mësimdhënëse e matematikës dhe e informatikës. Këtë e ka bërë tëditur vetë deputetja, e cila në facebook ka shkruar.
Nuk është e lehtë për mua t’i shkruaj këta rreshta dedikuar për nxënësit e mi, prindërit e tyre si dhe kolegët e punës.
Afër 25 vite të punës simee ka bërë në shkollë si mësimdhënëse e matematikës-informatikës kam kërkuar pezullimin e vendit të punës për shkak të angazhimit tim në Kuvendin e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njëri prej frymëzimit tim për të ndjekur këtë rrugë të politik bërjes jeni ju nxënës të dashur!
Do të përkushtohem në detyrën e dhënë nga qytetarët dhe do të vazhdoj të punoj me ndershmëri për të ardhmen tuaj, e tërë popullit të Kosoves!