Trashëgimi

Arkivi Ndërkomunal i Gjilanit nderohet me mirënjohje

Arkivi i Kosovës, ka shënuar përvjetorin e tij, shtatë dekada funksionim, ngjarje kjo që është mbajtur në Prishtinë, ku me rastin e vitit jubilar të 70- vjetorit të Arkivave të Kosovës, Arkivi Ndërkomunal i Gjilanit, është vlerësuar me Mirënjohje për nivelin e lartë profesional në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës!

Mirënjohjen e ka pranuar drejtori i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit, Nazmi Muja, i cili ka theksuar se kjo mirënjohje ka vlerën e madhe për stafin punonjës të këtij institucioni me rëndësi, i cili gjithmonë është në shërbim të qytetarëve dhe të hulumtuesve. Kryelajmi.com.

You Might Also Like