Armend Misini është emëruar zyrtarisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), një detyrë me rëndësi të veçantë që përfaqëson vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe përkushtimin shumëvjeçar në zhvillimin e sportit dhe futbollit në Kosovë.
Emërimi i tij në Komitetin Ekzekutiv vjen si rezultat i besimit institucional dhe reputacionit të ndërtuar ndër vite, duke e bërë një përfaqësues të denjë të komunitetit sportiv në nivelet më të larta vendimmarrëse të futbollit kosovar. Përvoja e tij në terren dhe njohja e drejtpërdrejtë me sfidat e klubeve pritet të jenë një vlerë e shtuar në proceset strategjike të FFK-së.
Angazhimi i Armend Misinit në këtë rol të ri shihet si një mundësi e rëndësishme për mbështetjen e mëtejme të sportit, zhvillimin e futbollit dhe fuqizimin e strukturave sportive, duke sjellë ide konkrete dhe vendime në funksion të progresit të përgjithshëm./Radio Star/





