Futboll

Armend Thaqi i SC Gjilanit merr epitetin “Ylli i Javës”



Paraqitja e futbollistit Armend Thaqi në duelin kundër FC Drita në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll është vlerësuar me epitetin “Ylli i Javës” për kapitenin e Gjilanit.

Thaqi i cili realizoi gol fantasik në barazimin e “kuqebardhëve” në përballje me rivalët lokal (1:1) është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur shumë mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime të mëdha dhe ka pasur një organizim shumë të mirë. Hallka që ka dështuar këtë vit kemi qenë ne, futbollistët, të cilët nuk kemi arritur të komponohemi mirë mes vete dhe duhet të marrim përgjegjësi. Aktualisht kemi filluar këndelljen me trajnerin e ri dhe nuk duhet të lëshojmë më pikë.
Në aspektin individual jam shumë i lumtur që jam shpallur “Ylli i Javës” dhe kjo i dedikohet të gjithë futbollistëve dhe mbi të gjitha tifozëve, sepse sidomos kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ta dhe luhet për ta.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

You Might Also Like