KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor.

You Might Also Like