Gjilan

Asfaltohen 9 rrugë në Livoҫ të Epërm të Gjilanit

Gjilan, 27 prill 2020Komuna e Gjilanit, në kuadër të programit të realizimit të katërshes infrastrukturore, ka asfaltuar 9 rrugë në fshatin Livoҫ të Epërm.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është vazhdimësi e punëve për heqjen e lloҫit dhe vadave., në qytet dhe fshatra.

“Kohë më parë janë asfaltuar rrugët te Jabuqtë, derisa tash jemi në Livoҫ të Epërm. Nuk do të mbetet rrugë pa u ndërtuar me të gjitha elementet përcjellëse. Tash jemi duke punuar në finalizimin e rrugës “Skifter Arifi” që është një hapje dhe lehtësim i madh i qarkullimit”, ka thënë Haziri.

Ai ka konfirmuar se do të vazhdojnë realizimin e projekteve në Livoҫ të Poshtëm,  Malishevë të Epërme, rrugën Zabel-Uglarë, rrugën “Enver Miftari” në qytet, sikurse që ka thënë se do të inicohen edhe projekte të tjera.

Kosto e ndërtimit të rrugëve në Livoҫ të Epërm është mbi 370 mijë euro.

You Might Also Like