Po vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në qytet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në lagjen “Dheu i Bardhë”, ku po asfaltohen disa rrugë.
“Pas zgjedhjeve, vazhdojmë direkt në terren për të parë punimet në lagjen “Dheu i Bardhë”. Këtu ka filluar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi””, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se projektet, po vazhdojnë të bëhen realitet në çdo lagje dhe fshat të komunës tonë.