Libri

Avdush Canaj edhe me një vëllim të ri poetik

Poeti i mirënjohur gjilanas e kosovar, Avdush Canaj, ka nxjerrë në dritë edhe një vëllim të ri poetik me titull “Një yll të pret”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë autori, i cili ka shkruar se ky vëllim poetik është për të gjitha moshat dhe është botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa” në Prishtinë me editor Ramadan Mehmetin, redaktor Sali Bashotën e recensentë Xhahid Bushati dhe Ragip Ramaj.

Ky libër financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kosovës.

Ky botim përkon me 65 – vjetorin e lindjes së autorit.

You Might Also Like