Aktori gjilanas Avni Shkodra, është nderuar me çmimin aktori më i mirë për rol dytësor në Festivalin e Teatrove që është mbajtur këtë fundjavë në Ferizaj. Këtë çmim, Shkodra e ka marrë për rolin e tij në shfaqjen “Im atë e donte Adolfin”, shfaqje kjo që pati arritur sukses të madh dhe gjithmonë ka mbushur sallat sa herë që është shfaqur.
Edhe shfaqja “Im atë e donte Adolfin” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj ishte e nominuar për çmimin shfaqja më e mirë.
Pas marrjes së çmimit aktori më i mirë për rolin më të mirë dytësor, aktori Avni Shkodra ka theksuar se këtë çmim ia dedikon Teatrit të Gjilanit dhe trupës së shfaqjes “Im atë e donte Adolfin”, për punën ekipore që është bërë në këtë projekt.