Gjilan

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës vizitoi Gjimnazin “Zenel Hajdini”

Gjimnazi ” Zenel Hajdini” në Gjilan, pati një vizitor të veçantë, z. Ragip Xhaka, babain e futbollistëve Taulant e Granit Xhaka!
Ishte një pritje e takim frymëzues e emocionues me z. Ragip Xhaka me të cilin diskutuam për mundësitë e të rinjëve tanë për të ndjekur rrugët e djemve të tij; Granit Xhaka që vazhdon t’i bëjë krenar shqiptarët kudo dhe Taulant Xhaka që me krenari e sukses përfaqësoi fanelën e Kombëtares shqiptare. Ishte një moment mësimi se si një baba rritë sportistë të jashtëzakonshëm e atdhedashës si dhe vendosje e një lidhjeje me shkollën tonë. Ragip Xhaka na informoi për sukseset e sfidat që ka kaluar në jetë e ne e informuam mbi misionin, sukseset e sfidat në shkollën tonë si edhe për mundësitë e kapacitetet e nxënësve tanë edhe në sport, ku z. Xhaka edhe mund të ofrojë ndihmën e tij.
Jemi të lumtur që z. Xhaka ishte në shkollën tonë, sepse pos dashurisë e gëzimit solli edhe përvojën e tij si prind, si baba i dy yjeve të futbollit, dhe nga kjo edhe ne mësuam se si mund të ndihmojmë e edukojmë fëmijët e nxënësit tanë.
Ishte nder për Gjimnazin tonë ta kishim Ragip Xhakën, me zotimin se do të shihemi sërish e bashkëpunojmë në rritën edukative e sportive të nxënësve tanë!

You Might Also Like