Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur dje mbrëma në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ku një vajzë ka raportuar se u dhunua nga babai i saj.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është M.J, rreth 36-vjeçare, e cila ka deklaruar se babai i saj, S.J., rreth 56-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
E reja ka pranuar ndihmë mjekësore dhe ka siguruar raport zyrtar për lëndimet e shkaktuara. Ngjarja është konfirmuar edhe nga një dëshmitar okular.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.