OPINION

Baca Jakup na fal neve në Kosovë!

Izmi Zeka

 
Baca Jakup ti ke lindur për tu përballur me padrejtësitë që iu janë bërë Kosovës që nga shekulli i kaluar i viteve të 70-ta e këndej. Sot mbush 70 vjet në vendin ku i thuhet drejtësi, ama më së paku ka drejtësi.
Bac, unë isha i ri kur të njoha; Vetëm kur dole nga burgu i pamëshirshëm i pushtetit serbo sllav. Të njoha si shokë i xhaxhait Kadriut, si bashkëveprimtar i tij dhe i një plejade të tërë intelektualësh e studentësh që kishin një mision që për disa dukej i pamundur e që doli se përballja dhe sakrifica juaj rrëzoi një pushtet të egër serb. Bac, unë kur të njoha isha i ri. Ndalesha dhe mendoja se si është e mundur që këta njerëz kanë aq fuqi shpirtërore e morale të luftojnë një armik i cili ishte i pamëshirshëm siç ishte Serbia.
Bac, këtë 70 vjetor të lindjes ti nuk je në shtëpi. Përballja tani është për të ruajtur atë që e krijuat ju me shokët dhe të tjerët. Bac, kjo që po shkruaj nuk është urimi i ditëlindjes. Është protestë me padrejtësinë që po të bëhet ty dhe të tjerëve. 50 vjet angazhim bac, një jetë. Të gjitha i ke të mbushura me copa të historisë së Kosovës. Bac edhe pse Homeri mbeti pa sy, ai prapë ishte Homeri, apo Neruda edhe pse u helmua ai prapë mbeti Neruda.
70 vjet jetë në një luftë të ashpër dhe të pabarabartë me Serbinë vetëm titanët i jetojnë.
Kur dole publikisht si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bac dukej si në ëndrra, në legjenda.
Tani çka të them. Ti përmbushe misionin tënd.
Nëse shkruaj si historian bac ti mbetesh unison për konsistencën në luftën për çlirim.
Nëse shkruaj si njeri që të njoha herët ti bashk me xhaxhain mbetesh rruga që kemi ndjekur deri më sot. Pra bac ti bëre shumë për këtë vend që shumë bajloz kaluan mbi të.
Sot ti nuk gjendesh pranë familjes në këtë ditëlindje të heshtur, në Kosovën e lirë.
Ama ti je kudo dhe nesër do të jesh me ne.
Bac na fal neve këtu në Kosovë që po duam ta hamë njëri tjetrin, dhe andej në Shqipëri.
Mirupafshim bac në ditëlindjen tjetër tënden këtu në Kosovën e Arbërit.
 

You Might Also Like