Gjilan

Banorët e lagjeve “Tetë” dhe “Tregu i gjelbër” votuan për projektet e tyre të preferuara

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e lagjes “Tetë” dhe ata të lagjes “Tregu i gjelbër”.
Në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë.
Banorët e lagjes “Tetë” kanë vendosur që të realizohet projekti i parkut të lagjes.
Ndërsa banorët e lagjes “Tregu i gjelbër”, kanë vendosur që të realizohet projekti i këndit të lojërave për fëmijë.

You Might Also Like