Në klasën verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”, drejtorët e drejtorive komunale diskutuan me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje, përmes Buxhetimit me Pjesëmarrje.
Në këtë lagje votoi edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, banore e kësaj lagjeje, znj.Liza Gashi.
Propozimet për projekte nga banorët e “Rrugës së Prishtinës” për fazën e dytë të votimit janë:
1. Parkingu
2. Parku i lodrave për fëmijë
3. Fusha e basketbollit
Më 29 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.
Lagjja jote, vendimi yt!