Stadiumi me bari sintetik në Gjilan. Shikues: Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, H. Osmani, E. Bejtullahu. Shënues: Arb Manaj – Armend Thaqi. Kartoni i verdhë: Mustafa, Bejtullai, Dabiqaj, Ajzeraj, Be. Krasniqi, Manaj – Adili, Bilali
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Pëllumbi, Bejtullai, Ovouka, Mustafa (Zidane), Dabiqaj, Abazaj (Tusha), Balaj (Sheji), Ajzera, Bl. Krasniqi (Manaj). Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Gjilani: Laroshi, Ar. Thaqi, Adili, As. Thaqi, Ibrahimi, Bilali, Boshnjaku, Taipi, Baša, Prapashtica (Bilalli), Jarović. Kryetrajner: Drbatik Curri.
Në fushën e mbuluar nga mjegulla, para se të niste ndeshja, portieri Faton Maloku është nderuar me një dhuratë me fanellën e FC Drita, ngase ai për herë të 200 u paraqit e me Dritën, Mjegullës iu shtua edhe tymi i shkaktuar nga tifozët e Dritës “Intektualët”, ngase edhe kësaj radhe “Skifterë” nuk pati shkaku i kushteve në Stadiumin me bari sintetik.
Drita ka kërcënuar që në minutën e dytë nëpërmjet Blerim Krasniqit, por gjuajtja e tij u bllokua. Drita seriozisht ka rrezikuar edhe në minutën 5, kur Abazaj ka harkuar, Blerim Krasniqi qëlloi me kokë dhe dërgoi topin në këndin e djathtë të poshtëm, por gol të sigurt shpëtoi Vokli Laroshi.
Në minutën 40, pas një harkimi nga e majta të Abazajt, Dabiqaj u shkëput me kokë, por gjuajtja e tij e fuqishme u përpas për tërthorëse. Gjilani rastin e parë dhe të vetmin, por më të rrezikshmin e pati në kohën shtesë të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, kur shpërthyen Ibrahimi e Bilali që shërbeu Bašën në anën e djtahtë, por gjuajtja e tij me të djathtën, për pak përfundoi skaj pingulës së Malokut, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Në minutën 56, pas një harkimi të Bejtullait, Besnik Krasniqi i vetmuar gjuajti plogësht dhe laroshi ndali topin me këmbë. Në një gjuajtje dënimi në minutën 61, Ar. Thaqi qëlloi murin e gjallë e në topin e kthyer u sul Bilali që gjuajti furishëm, por Maloku e ndali aty mu te këndi, duke shpëtuar gol të sigurt. Pas protestave, në minutën 66 u përjashtua kryetrajneri Zekirija Ramadani, i cili u ndëshkua me dy të verdhë.
Në minutën 75, Drita organizoi një sulm të mirë, të cilin në disa herë mbrojtja e Gjilanit nuk ia doli të dëbojë topin, kurse pas harkimit të Blerim Krasniqit, zëvëndësuesi Arb Manaj me kokë e futi topin në rrjetë për 1:0. Tre minuta më pas u dha një gjuajtje dënimi për Gjilanin, mu te vija e gjashtëmbëdhjetëmetërshit, nga e cila gjuajti Armend Thaqi, aq saktë sa e qëlloi skaj pingules së majtë, ku topi u fut në rrjetë për 1:1.
Drita pati fat të madh kur Maloku lëshoi portën e Pëllumbi shpëtoi portën e pambrojtur. Në minutën e dytë shtesë Bejtullai gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë pingules së djathtë të Gjilanit dhe ndeshja mbyllet me rezultat 1:1. /kryelajmi.com/.




