Futboll

Barazim në kryeqytet

E cilësuar si ndeshja derbi e kësaj jave, pjesëloja e parë në mes të Prishtinës dhe Dritës ka kaluar pa raste të mira shënimi dhe me shumë topa të humbur nga njëri ekip apo tjetri.

Mirëpo, megjithatë në pjesën e parë Prishtina ia arriti të shënojë një gol në fund të pjesës së parë, më saktësisht në minutën 43. Një situatë të pastër, pa ndonjë presion të askujt, Pëllumbi si me pahir ia dërgoi topin qendërsulmuesit të Prishtinës Ilieski, i cili e pa se portieri Maloku ishte nja 20 metra larg portës dhe nga 40 metra arriti t’a parabolojë atë dhe të shënojë për  1:0.

Pjesëloja e dytë ishte shumë më dinamike dhe me më shumë raste dhe që në minutën 49, Boye tentoi nga largësia, por topi për pak shkoi mbi tërthorësen e Malokut.

Drita ia ka dalë që të barazojë rezultatin në 1 me 1 në minutën 54, kur pas një shpërthimi të Balajt nga djathta dhe harkimit të tij në brendi, Blerim Krasniqi, qëndërsulmuesi në formë i Dritës, ndonëse ishyte pas mbrojtësit të Prishtinës, në manirin e një qendërsulmuesi të rryer me volej qëlloi topin në këndin e djathtë të portës, ku portierit i Prishtinës u mundua të shpëtojë golin, por gjuajtja ishte shumë e fortë dhe topi u fut në rrjetë.

Në minutën 58 Prishtinën e shpëtoi shtylla, kur pas harkimit të Bejtullait, Blerim Krasniqi u vonua për të qëlluar topin, që shkoi te Nguena që gjuajti me kokë, por topi u përplas për shtylle dhe u kthye në fushë.

Deri në fund të ndeshjes Prishtina pati më shumë raste, por pa ia dalë që të shënojë, kështu që ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like