Zgjedhjet Lokale 2025

Bashkimi për Ndryshim Anamorava, subjekt që në Gjilan kandidon për kryetar me Isa Agushin dhe listën për këshilltarë

Strukturat e Bashkimit për Ndryshim Anamorava (BNA), e kanë nisur zyrtarisht fushatën të mobilizuara fuqishëm.

Ky subjekt politik ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Gjilanit që është Isa Agushi dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Përndryshe, Isa Agushi që synon postin e të parit të komunës kishte theksuar se BNA-ja është subjekt serioz që ka kandidatin për kryetar më të besueshëm për qytetarët si dhe listën e kandidatëve që do të garojnë për anëtarë të kuvendit, një listë vërtetë përfaqësuese e qytetarit.

Sipas Agushit qytetarët janë për ndryshim andaj do ta mbështesin BNA-në.

You Might Also Like