Tregti/Turizëm

Bashkohuni me ne në kuadër të eventit “Neja e Diasporës” në resortin Vali Ranch

Ju ftojmë në Forumin me Investitorët e Gjilanit nga Diaspora!

Bashkohuni me ne në kuadër të eventit “Neja e Diasporës” në resortin Vali Ranch, për Forumin me Investitorët e Gjilanit nga Diaspora më 30 korrik 2024, duke filluar nga ora 17:00.

📍 Vendndodhja: Resorti turistik “Vali Ranch”, Përlepnicë, Komuna e Gjilanit.

Në kuadër të ngjarjes “Neja e Diasporës” në Vali Ranch, do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore, duke filluar nga ekspozita me krijuesit nga diaspora e deri te koncerti i madh me yje të estradës, si dhe gruet më të famshme shqiptare.

Organizuar nga platforma mediale nga Zvicra Alb Info, në nejën e diasporës më 30 korrik, marrin pjesë “Elita 5”, Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Faton Isufi.

Ngjarja fillon nga ora 12:00 dhe zgjatë deri në mesnatë, në ora 24:00, me argëtim pa kufi!

You Might Also Like