Bedri Greca është futbollisti më i ri i skuadrës së Laçit. Sulmuesi 29 vjeçar nga Tirana ka gjetur akordin me kurbinasit, pasi që mbylli marrëveshjen me SC Gjilanin, raporton Gazetasheshi.com.
Greca, i cili ishte transferuar te SC Gjilani gjatë afatit kalimtar të verës u nda me këtë klub pas vetëm gjashtë muajsh.
Gazeta “SHESHI” merr vesh ekskluzivisht që Greca dhe Gjilani e kanë shkëputur edhe zyrtarisht kontratën këtë të martë (13 janar) në mënyrë të dyanshme.
Futbollisti është prezantuar gjatë ditës nga skuadra e KF Laçit.

29 vjeçari u paraqit në 14 ndeshje për ‘kuqebardhët’ nga Gjilani, teksa realizoi tre gola dhe shërbeu në katër raste.
/Gazeta Sheshi/