Fadil Ademi, këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka bërë thirrje për më shumë siguri në “Rrugën e Kumanovës”, e cila po bëhet çdo ditë e më e frekuentuar, pasi përdoret si rrugë alternative për qarkullim. Por, sipas tij, bashkë me rritjen e qarkullimit, po rritet edhe rreziku për banorët e kësaj zone.
Edhe pse në këtë rrugë janë vendosur tabelat për kufizimin e shpejtësisë, fatkeqësisht ato shpesh nuk respektohen nga disa vozitës të papërgjegjshëm që lëvizin me shpejtësi të madhe.
Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë fëmijë, këmbësorë dhe banorë të lagjes, të cilët janë vazhdimisht të rrezikuar.
Ai ka dërguar disa fotografi me aksidentet në këtë rrugë po ndodhin gjithnjë e më shpesh.
Nuk duhet të presim që të ndodhë një tragjedi për të reaguar.
“I bëjmë apel Policisë së Kosovës që të shtojë patrullimet dhe kontrollet e shpejtësisë në këtë rrugë, në mënyrë që të rritet siguria për të gjithë. Shoferë, ulni shpejtësinë! Kujdes për jetën e të tjerëve.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve”, ka thënë ai./kryelajmi.com/.




