Zgjedhjet Lokale 2025

Bejtullah Kqiku: Mund të përmirësojmë qasjen në shërbime laboratorike për qytetarët

Takimet e mija në kuadër të fushatës zgjedhore po vazhdojnë e në këtë vazhdë kemi takuar së bashku me kryetarin e ardhshëm të komunës tonë drejtuesin e Laboratorit për Analizat e Gjakut “BioLab”, Xhelal Demiri dhe punëtorët e këtij laboratori, të cilët me vite të tëra përkujdesen për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Nga drejtuesit e “BioLab” mësuam se pos shërbimeve shëndetësore laboratorike, bëhet edhe shpërndarja e prodhimeve shëndetësore dhe se BioLab ka laboratorët më modernë dhe është laboratori referencë për Gjilanin.
Unë i falënderova për punën që po bëjnë dhe u pajtuam se komuna bashkë me BioLab mund të përmirësojnë qasjen në shërbime laboratorike për qytetarët, sidomos në zona rurale ose të liruara nga pagesa për raste sociale.
Gjithashtu partneriteti mund të shtrihet edhe në ndihmë për pensionistët, studentët, apo persona me asistencë sociale – në bashkëpunim me laboratorë si BioLab.
LDK 113-Arbër Ismajli✅
17-Bejtullah Kqiku ✅

You Might Also Like