Zgjedhjet Lokale 2025

Bejtullah Kqiku: Përkrahje bizneseve vendore, shembulli i Restorantit Garden

Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore kam vizituar  Restorantin Garden me pronar Ekrem Behlulin,  i cili ka një traditë disavjeçare në gastronomi dhe i cili punëson një numër të madh të punëtorëve, të cilët mbajnë familjet e tyre. Kompleksi i Restorantit Garden, ka bërë emër jo vetëm në Gjilan, por edhe më gjerë, duke e pasuruar jetën kulturore dhe gastronomike të komunës sonë. Ky është një vend ku ruhet tradita, shija vendore, mikpritja dhe identiteti ynë kulturor.

Me zgjedhjen time këshilltar komunal do të angazhohem që të përkrahen bizneset e tilla, sepse gastronomia është burim i rëndësishëm i punësimit dhe zhvillimit.

Komuna jonë ka nevojë për biznese si Restoranti Garden, që veprojnë me përgjegjësi dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

Do të angazhohem për përkrahjen e prodhimeve vendore, punësimin e të rinjve dhe promovimin e komunës sonë si një vend mikpritës për të gjithë ata që e vizitojnë.

Voto Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.

Voto LDK 113, kandidatin Bejtullah Kqiku me numër 17.

You Might Also Like