Sportet me dorë

“Bero Kingdom”, fitues i turneut në Streetball

Në Gjilan është mbajtur turneu në streetball, i njohur si loja 3×3 edhe atë në lagjen “Dardania”, ku u shfaqën momente me plot energji dhe atmosferë të zjarrtë.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit edhe vetë dikur basketbollist i KB Drita, ka theksuar se u zhvilluan ndeshje Streetball 3×3 në fushë të hapur dhe shikuesit përjetuan adrenalinë të jashtëzakonshme.

Ai ka përgëzuar fituesit e kësaj gare:

Vendi i parë – “Bero Kingdom”

Vendi i dytë – “KAI”

„Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin“, ka thënë ai. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like